top of page

Tirane - Pogradec - Korce - Voskopoje - Dardhe

Kjo guide ka si qellim t'ju njohi me disa nga qytetet me te njohur te Shqiperise Jugore , te pasura ne tradite dhe kulture e cila eshte simbolike per Shqiperine Jugore.Guida nise ne Tirane dhe nisja behet ne oren 10:00.Rruges per ne Pogradec do te ndalojme ne dalje te Librazhdit ku mund te pushojme paksa dhe te hame dicka.Me pas me te arritur ne Pogradec do te akomodohemi ne nje nga hotelet me te mira te zones , ne "Hotel 1 Maj".Hoteli ne pagese perfshin vetem mengjesin.Mbremja eshte e juaja mund te shetisni buze liqenit ose te shijoni pamjen qe ju ofron hoteli.Te nesermen ne mengjes pasi te kemi ngrene mengjesin rreth ores 11:00 do te vizitojme Parkun e Drilonit , nje mrekulli e natyres e cila terheq shume turiste te cilet vizitojne Pogradecin.Dreken do e hame ne restorantin qe ndodhet ne Parkun e Drilonit.Me pas do te nisemi drejt Korces.Me qene se Korca nuk eshte shume larg nga Pogradeci nuk parashikohet asnje ndalese.Ne Korce do te akomodohemi ne nje nder hotelet me te mira te quajtur "Life Gallery Hotel".Mbremja eshte e juaja dhe zgjadhjet i beni ju.Te nesermen pasi te kemi ngrene mengjesin ,e perfshire ne pagesen ,dhe pasi te kemi bere nje shetitje te shkurter ne qytetin e serenatave , rreth ores 11:30 do te nisemi drejt Voskopojes.Pas vizites ne Voskopoje do te shkojme ne Dardhe ku do te akomodohemi ne "Hotel Dardha".Hoteli ofron nje kuzhine te pasur me gatime tradicionale.Te nesermen ne mengjes rreth ores 11:30 do te nisemi drejt Tiranes ku ndalesa e vetme do te jete ajo ne Librazhd.

DATAT E NISJES :

Cdo te enjte 

CMIMET :

1 Person - 170€

Cift - 210€

Femijet (-11) - 22€

bottom of page